SI TË MBIJETOSH SI DJ – KËSHILLA NGA DJ BILLY ‘DANIEL’ BUNTER

Point Blank në Londër ju bashkua legjenda e rave-it, DJ Billy ‘Daniel’ Bunter, për të folur mbi jetën e tij fantastike në industrinë e muzikës si dhe si të mbijetosh si një DJ. Nëse sapo ke nisur karrierën si DJ dhe dëshiron të mësosh disa këshilla të vlefshme mbi këtë industri, atëherë këto mund të ndihmojnë.

DJ Billy ‘Daniel’ Bunter është një pioner i rave-it. Ai ka qenë pjesë e kulturës dance që në fillimet e saj dhe ka luajtur në disa nga festat më të çmendura rave të viteve ‘90 në Britani duke përfshire këtu World Dance, Dreamscape, Helter Skelter, Raindance, Slammin Vinyl, Rezurection, United Dance, Desire, Hardcore Heaven, etj. Ai ka mbi tridhjetë vite karrierë mbi supe, ka shitur mbi një milion disqe dhe ka prodhuar track-e e remix-e për emra të tillë si The Prodigy, Slipmatt, Force & Styles, Technotronic, Ragga Twins, etj. Pasioni për skenën si dhe aftësia e tij për të miksuar bashkë rryma të reja me ato të vjetra ka bërë që shkëlqimi i tij të mos venitet me kalimin e viteve. Ethosi i Danielit si DJ është i thjeshtë: “Ndize festën dhe bëji ravers-at të përjetojnë mornica pa pushim.”

Gjatë videos, Bunter na rikthen në fillimet e karrierës së tij që nga koha që linte shkollën për të shkuar tek dyqanet që shisnin kaseta dhe cd e deri tek zbulimi i radiove pirate si dhe pjesëmarrja në skenën acid house të asaj kohe. Ai flet për qëndrimin e tij tek magazina legjendare e eventeve Labyrinth në Londër dhe se si setet e tij frymëzuan artistë si Slimzee, Wiley, Chase & Status e shumë të tjerë. Nga një DJ me influencë ai u shndërrua një producentët që arrin top 40 e më të mirëve: një themelues i nje studio regjistrimi të suksesshme, promovues i eventeve me emër tek Electric Brixton, Ministry of Sound, etj.

Për më tepër, shikoni videon më poshtë.