NJIHUNI ME THREEFIFTYSIXAM

Ergi, Kristi, Emi dhe Klejdi janë katër anëtarët e bandës ThreeFiftySixAm, projekt i cili ka nisur prodhimtarinë në vitin 2015. Emëruar nga një artikull anglez i 1969-ës me titull “3:56 am: Man steps onto the Moon”, djemtë marrin inspirimin jo vetëm si të quajnë bandën por edhe emrin e albumit të tyre të parë i cili do lançohet në maj të këtij viti.

“Eleven” (11) vjen si një simbolikë që tejkalon numrin dhe na precipiton në konceptin e dimensioneve paralele, prandaj në videon muzikore për këngën e tyre “40 Degrees”, djemtë janë zëvendësuar me vajza.

Banda mbart influenca krautrock me elemente te zhanreve si disco, electronic dhe space.

Eventet live të ThreeFiftySixAm karakterizohen nga luajtja e materialeve tërësisht origjinale, ku përveç performimit të këngëve të tyre kanë realizuar edhe koncerte eksperimentale të lidhura me koncepte specifike.

Në pritje të “Eleven”, ju ftojmë të shikoni videon e fundit nga ThreeFiftySixAm.