NINA KRAVIZ VJEN ME SHOW AUDIOVIZUAL NË COACHELLA 2019

Nina Kraviz guxon  të çojë performancën e saj në Coachella Festival në tjetër nivel.
Dj dhe producentja ruse, kryeson skenën Mojave për dy të premte radhazi. Performanca do karakterizohet nga luajtja e disa produksione të reja të starit të techno-s dhe artistëve të ndryshëm të kontraktuar në labelin e saj Trip, ndërkohë që do të ndiqet vizualisht nga imazhe surprizë.

Të premten e parë show do të jetë në live stream në kanalin zyrtar në YouTube të festivalit, ndërsa të premten e javës së dytë, Coachella do shfaqë një dokumentar të titulluar “Homecoming” në të cilin fokusi është një vizitë që i bëhet Ninës në Moskë.