KËNGË PAS VDEKJES NGA AVICII

Pas vdekjes së Tim Bergling, shumë prej punëve të tij fatkeqësisht nuk u përfunduan. Familjarët e të ndjerit hapën një organizatë jo fitim prurëse, për të rritur vetëdijen edhe për të ndihmuar gjithashtu organizata të tjera që luftojnë në parandalim e vetëvrasjes dhe sëmundjeve mendore.

Albumi pas vdekjes i cili po kurohet nga një sërë bashkëpunëtorësh dhe miqsh të Avicii-t, pritet që të ketë të përfshirë kontribute nga artistë si Chris Martin (vokalisti i Coldplay), Carl Falk, Albin Nedler, Kristoffer Fogelmark etj, ku çdo fitim nga shitjet do t'i shkojë programit të Fondacionit Tim Bergling për bamirësi.

Pjesë e albumit “Tim” është edhe kënga “SOS” e cila më në fund doli në treg. Produksioni përmban vokalet e Aloe Blacc i njohur për këndimin e megahitit nga Avicii, “Wake me up”.