TRACK OF THE DAY: WAITING FOR A SURPRISE

Është e hënë, dita e parë e javës që kërkon energji dhe përkujdesje të veçantë në mënyrë që dhe java të ecë bukur. Për këtë arsye kemi përzgjedhur një produksion të 2015-ës nga dyshja izraelite Red Axes. “Waiting for a surprise” është një track në bashkëpunim me vokalistin portugez Abrão, zëri i të cilit në fillim serviret si një bisedë intime që përfundon në një përpunim robotik - duke i shtuar ritëm dhe dinamizëm pjesës muzikore në tërësi.

Duke pritur për një surprizë (të mirë shpresojmë), ju ftojmë të dëgjoni dhe kërceni me produksionin në fjalë. Javë të mbarë!