DY DITË ME HOUSE DHE TECHNO NGA SONAR FESTIVAL NË STAMBOLL

Sonar Festival në Stamboll u rikthye në datat 8 dhe 9 Mars. Ashtu si para një viti, biletat u shitën të gjitha ku numri i pjesëmarrësve kapi shifrën 10,000.

Këto dy ditë në qytetin Turk atmosfera ishte në maksimum, me disa nga performancat më të mira techno nga Laurent Garnier dhe DVS1 si dhe house me ritme funk nga artisti i Ninja Tune, Octo Octa dhe DJ Seinfeld.

Në të u luajtën gjithashtu edhe sete nga yje të tillë si Bicep, HAAi, Tijana T dhe DJ Lag. Një bravo e madhe shkon edhe për George FitzGerald, të cilin e pamë tek performonte live ekzaktësisht një vit pas ai luajti tek The Lab LDN për të lançuar albumin e tij të fundit ‘All That Must Be.’

Diçka e veçantë që ja vlen të përmendet është entuziazmi i pamasë i turmës. Nuk ka rëndësi nëse ravers-at janë tek të 20-at, 30-at apo 40-at, nga pamjet duket qartë që ata nuk e marrin për të mireqënë festën,por japin maksimumin për të rritur nivelin e argëtimit.

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga festa e çmendur.