PSE MADONNA ËSHTË MBRETËRESHA E MUZIKËS POP

Të paktë janë emrat që kanë sjellë ndryshime të mëdha në art, e si rezultat në botë, më poshtë do gjeni të listuar disa nga arsyet pse Madonna është as më pak dhe as më shumë një ikonë e gjallë që mbretëron në fronin e muzikës pop.

  1. Karriera e saj shtrihet mbi 3 dekada aktive.
  2. Aftësia e saj për të krijuar dhe rikrijuar vetveten është një nga cilësitë më të arrira që mund të ketë një artist për të çarë dhe mbajtur një nivel të caktuar në një industri të egër dhe që ndryshon dita ditës. 
  3. Madonna ka 12 këngë të cilat kanë vajtur multi-platinum: Ajo ka shitur mbi 64 milion albume vetëm në Amerikë. “Like a virgin” është albumi i parë nga një femër që ka shitur mbi 5 milion kopje.
  4. Stili i saj përcaktoi modën dhe trendet e viteve ‘80.
  5. I rezistoi sulmeve dhe kundërshtimeve të Vatikanit pas lançimit të videos kontroverse së këngës “Like a Prayer”. Por kjo çështje nuk mbyllet me kaq, pasi shumë turne e koncerte të këngëtares kanë qënë target anulimi nga disa prej qeverive të ndryshme dhe kishës përseri, por pa sukses. 
  6. Ajo nuk ka pasur kurrë frikë të thyej kufij të cilat shpeshherë janë gjykuar si ekstreme nga kritikët e ndryshëm dhe vetë publiku: Performancat dhe videot e saj muzikore kanë gjithmonë elemente të një imazherie provokative, nuditetit, madje dhe sadomazokizëm. MTV refuzoi transmetimin e videos muzikore për “Justify My Love” pasi ishte shumë ekspilcite për kohën. 
  7. Ajo nuk është vetëm një ikonë e viteve ’80, por edhe artistja me shitjet më të larta për vitet 2000 në Amerikë. Për të njëjtin 10 vjeçar muzika e saj ishte më e luajtur/dëgjuar nga audienca, me turne (MDNA Tour) të cilat nxorën fitime mbi 801 milion dollarë. 
  8. Madonna është një nga faktorët më ndikues në komercializimin e muzikës dance, zhanër i cili gjatë 80-ës nuk ishte edhe aq i njohur për masat.
  9. Është femra më e pasur në industrinë muzikore me një vlerë neto që varion nga 590 deri në 800 milion dollarë.
  10. Ekziston një mikrofon i cili është emëruar në nder të saj.
  11. Është vlersuar nga kritikët si një ikonë globale e cila ka hapur rrugë dhe ka influencuar pop star-et muzikës për dekada me rradhë.
  12. Është një luftëtare për të drejtat e njeriut dhe një ndër feministet më të zjarrta globalisht. Përveç të tjerash është një ndër artistet e para që ka mbrojtur haptazi komunitetin LGBTI gjatë viteve ku vetëdija për çështje të tilla ka qënë shumë e ulët, prandaj sot është ikona gay më e famshme në botë! 
  13. Ajo është një filantrope e cila ka hapur organizatën “Rasing Malawi” duke ndërtuar kështu mbi 10 shkolla në Afrikë të cilat edukojnë mbi 4000 persona.
  14. Libri “Madonna si një Mit Post-Modern” i shkruar nga akademiku francez Georges Claude Guilbert është një tjetër dëshmi e impaktit socio-kulturor që Madonna ka sjellë. Madje ajo është quajtur “omniprezente” pasi është një nga emrat dhe fytyrat më të njohura në botë.