MARS: 6 ARTISTË QË DUHET T’I KENI PARASYSH KËTË MUAJ

 

KOREA TOWN ACID

Pianistja që punon me syntha dhe sampler, Korea Town Acid merr shkas nga edukimi i saj muzikor për të prodhuar muzikë eksperimentale elektronike. Shfaqjet live të artistes së lindur në Kore dhe rritur në Kanada kanë te bejnë vetëm me improvizimin. Debutimi gjatë 2018-ës me EP-në  ‘Mahogani Forest’ në label-in Cosmic Resonance ishte një miksim midis jazz-it, techno-s avantgarde dhe minimalizmit. Turneu i saj i fundit, në Stokholm, Berlin dhe Londër tregon se fama e saj po rritet dita ditës.

 

OCEANIC

Setet dhe produksionet e Dj Oceanic lançuar në label-in Rimini si dhe “Nous’klaer Audio” të vëllait të tij luajnë midis ritmeve të dancefloor-it si dhe diçkaje më të lehtë. Projekti i tij i fundit, LP e parë në De School është nje ambient live set i regjistruar duke përdorur një instrument të bërë vetë të lidhur me një synth modular. Nga artistët e afirmuar, Ben UFO është fans i tij.

 

ICEBOY VIOLET

Producenti dhe vokalisti nga Mançesteri, Iceboy Violet po sfidon prototipet grime dhe club përmes muzikës së tij, ekipit të Dj-ve, dhe serisë së eventeve Mutualism. Mixtape-i debutues ‘MOOK’ kanalizon intensitetin unik te live show të tij në mjediset e TT në Londer, përmes energjise së thellë dhe ndjenjës gërryese të muzikës grime ndërkohë që influencohet nga zhanri Noise, club-i eksperimental, etj.

 

ARTBAT

Muzika e artistëve nga Kievi, Artur Kryvenko dhe Vitalii Limarenko ka të bëje vetëm me basin e thellë dhe të errët si dhe synth-at hipnotikë. Ata kanë nxjerrë së fundmi një produksion në label-in Diynamic mbështetur nga Pete Tong, Maceo Plex dhe Solomun. ARTBAT ia kanë dalë të fitojnë zemrat e disa nga figurave kryesore të techno-s përmes ritmeve të track-ut të tyre të ri ‘Atlas’, si dhe me serinë e bashkepunimeve me artistë të ndryshëm.

 

SPELLING

Imagjinoni Kate Bush që i bën cover Massive Attack. Tani imagjinoni këtë ndërkohë që luhet në 3 të mëngjesit në nje bar në fund të botës ku pijet kanë acid brenda dhe turma përbehet nga personazhe të filmit Star Wars. Këngëtarja, kompozitorja dhe producentja nga Bay Area - San Francisko, Chrystia Cabral është pak a shumë një miks i tillë. Cabral, e cila mori spunton për të krijuar SPELLING nga dekodifikimi i ëndrave, dhe muzika e saj soul me nuancë psikedelike, padyshim që ka një shije mjaft të hollë dhe elegante.

 

MICHAEL BIBI

Michael Bibi u rrit nën influencen e karrierës blues dhe jazz të babait të tij.
Zhanre si d’n’b, house dhe techno, elemente të jetës së natës së Brixtonit, janë rryma që kane pasur efektin e tyre në të gjitha produksionet e tij, veçanërisht tek ‘Hanging Tree’. Artisti që gjithashtu menaxhon brandin e festave dhe label-in Solid Grooves, duke krijuar muzikë për artistë si Dennis Cruz, ANOTR dhe Reelow, pritet që gjatë verës së 2019-ës të stacionohet në Ibiza.