FESTO ME ELECTRONIC BEATS NËN FRYMËN E DITËS SË VERËS NË 17 MARS

Me ardhjen e stinës më të këndshme të vitit, festimi i Street Party 2019 me Electronic Beats vazhdon traditën urbane me plot surpriza!

Tre nga rrugët më të famshme në zemër të Bllokut do të mbushen nga njerëzit më cool (po, po flasim për ty) dhe muzika më e mirë. Ndërkohë që shijoni pijen tuaj të preferuar Telekom Elektronic Beats ju bën të mundur që të kërceni ndërkohë që dëgjoni përformancat live të artistëve më të mirë ose festoni me line up-in më të çmendur të DJ-ve.

Në datën 17 Mars, ndërkohë që jemi në harmoni me natyrën, ju paralajmërojmë të përgatiteni për 12 orë argëtim në 3 skena të ndryshme.

Përtej fakteve të sipërpërmendura, duhet të dini se një mori surprizash dhe lojërash do jenë pjesë e gjallërisë së festës, detaje të cilat ju ftojmë ti zbuloni vetë!

Që të jeni më të qartë ju prezantojmë me listën e artistëve në të treja skenat:

Street Party DJ STAGE:

Oda
Rrrron
Liburn
DJ Goce
DJ Chvare
Kut Real
Funky Villainz
Amer Doux
Leo Ciko
Pozitive Cuts
Erblin Bajko
Da Lil

 STREET PARTY LIVE STAGE:

Altin Goci
Kamela Islamaj
All In Band