7 BASHKËPUNIME QË THYEN KUFIJ NË MUZIKË

Arti në përgjithësi dhe në veçanti muzika elektronike janë medium kreativ të cilët thyejnë barriera dhe koncepte fikse. Më poshtë do të gjeni të listuar disa nga bashkëpunimet që kanë sjellë risi në këtë frymë.

  1. Crystal Castles – Not in love feat. Robert Smith

Dyshja kanadeze në bashkëpunim me vokalistin e The Cure sollën një nga perlat muzikore që thyen kufijtë duke bashkuar vibe-in electro/8 bit me atë rock. Pa diskutim një nga të preferuarat tona.

  1. Daft Punk – Lose yourself to dance (feat. Pharrell Williams & Nile Rodgers)

Funky dhe elektronika historikisht kanë shkuar mirë si përzierje. Kombinimi i artistëve të tillë solli një nga hitet që edhe sot luhet vazhdimisht kudo.

  1. Death in Vegas – Aisha (feat. Iggy Pop)

Grupi britanik i njohur për dominancën e nuancave psikedelike, bashkëpunoi me legjendën e Rock-ut Iggy Pop për të sjell një këngë komplet jashtë rregullave.

  1. Boys Noize – Got it (feat Snoop Dogg)

Albumi i producentit gjerman shënoi një nga bashkëpunimet më të goditura. Produksioni shkriu botën e muzikës elektronike me atë hip hop.

  1. P Diddy feat Kelis – Let’s get ill (Deep Dish Remix)

Mjeshtri i muzikës R’n’B dhe reperi i talentuar, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, u bashkua me Kelis për të sjellë një track të denjë për club. Remix-i i dyshes së famshme Deep Dish ishte cfarë nevojitej që kjo pjesë të hyjë tek lista jonë e preferuar.

  1. Kid Cudi feat. Crookers – Day N’ night

Bashkimi i këtyre artistëve prodhoi një hit i cili pati sukses jo vetëm në club-e por dhe në transmetimet radiofonike dhe televizive në mbarë globin.

  1. The Chemical Brothers – Galvanize (feat. Q-Tip)

“The superstar DJ’s” njihen për përdorimin e linjave rap në muzikën e tyre. Nga diskografie e gjëre e Chemical Brothers ne ju rikujtojmë Galvanize.