KËSHILLA SESI MUND “T’IA HIDHNI” TË HËNAVE

Miti i horrorit së ditës së hënë është më i frikshëm se vetë realiteti. Kërkimet shkencore mbi subjektin në fjalë na japin një mori informacionesh – që nga fakti që humori i njerëzve nuk është më "rëndë" të hënave në krahasim me ditët e tjera, deri tek teoria se nuk është dita ndaj së cilës ne reagojmë keq, por ndryshimi ndërsa hyjmë në javën e punës.

Gjithsesi një nga mënyrat më të mira si të programosh veten për një të hënë të këndshme është të kalosh fundjava të cilat rinovojnë energjinë tënde. Me pak organizim dhe planifikim, jo vetëm që mund të kalosh një ditë të hëne produktive, por mund ta nisësh dhe javën mbarë.

Më poshtë do të gjeni të listuar disa këshilla për çështjen në fjalë.

  1. Ruaj energji për fundjavën

Shumë persona rropaten gjatë gjithë javës, duke përfunduar si një thes me patate në divan për dy ditët e fundit të javës. Bëj ç’të mundesh për të shmangur këtë situatë. Është më mirë të kesh energji mjaftueshëm për t’u argëtuar në fundjave e për më tepër të kesh një mendje kreative për sa i përket çështjeve të punës dhe jetës tënde personale.

 

  1. Përgatitu që të premten pasdite për të hënën që vjen

Përgatit një listë me gjërat që duhet të bësh apo ke lënë përgjysmë. Përpiqu të jesh sa më i qartë, shëno pikat e forta dhe ato të dobëta, por mbi të gjitha qëllimin që dëshiron të arrish. Në fund të listës shkruaji vetes një shprehje frymëzuese ose me mirë akoma, diçka që do të japë energjinë e duhur kur t’ia nisësh nga puna.

 

  1. Planifiko si duhet aktivitetet e fundjavës

Sipas rregullave të provuara nga njerëz të suksesshëm, do kesh një fundjavë të kënaqshme nëse kombinon siç duhet aktivitetin fizik me kohën që shpenzon me familjen dhe shoqërinë. Përsëri ju kujtojmë se një planifikim i mirë është ingredienti i duhur për të arritur suksesin e kërkuar:

  • Bëj një aktivitet që të sjell gëzim
  • Krijo rutinën tënde për çdo weekend
  • Përcakto orare sa më të sakta
  • Lër hapësira kohore për të eksploruar gjëra të reja

 

  1. Përdor fundjavën për të ecur para në punë

Njerëzit super ambiciozë i përdorin fundjavat për të ecur para në karrierë/biznes.

Siç përmendëm më sipër organizimi është çelësi i shumë personave të suksesshëm, por disa prej nesh kanë nevojë për hapësire më pak të programuar në mënyrë që të kenë kreativitet, të mendojnë ide të goditura apo të zgjidhin probleme të ndryshme. Gjithashtu, jo për të prishur balancën punë - jetë personale, ju këshillojmë që nëse të premten keni lënë në zyrë sasi të konsiderueshme pune pa kryer, disa orë pa ndërprerje të shtunën pasdite është çka ju duhet për të nisur një javë më të qetë.

 

  1. Kalo të diela aktive

Është çmenduri po të mendosh sa energji harxhojmë të dielave duke u ankuar për të hënën ndërkohë që mund të planifikojmë diçka argëtuese: Një pasdite me miqtë, një film në kinema apo qoftë edhe një piknik në park do të japë energji të mirë për ditët në vazhdim.

 

  1. Gjej ritmin tënd për të hënën

Nuk ke arsye të djegësh gjithë energjinë e javës që ditën e hënë, programo mirë lëvizjet e tua, gjithashtu bëj edhe pak qejf. Fundja s’ka asgjë të keqe që në orën tënde pushim të hash diçka që të pëlqen me një nga kolegët e tu apo të ulesh në barin tënd të preferuar për të pirë kafen dhe një lëng të freskët frutash.

 

  1. Mos bjer viktimë e mitit të së hënës

Si fillim pretendo se i do të hënat. Në qoftë se të kap ankthi që të dielën, qetësoje vetën duke konfirmuar herë pas herë se ti je OK me gjithçka. Shiko se ç‘mund të ndodhë nëse arrin të krijosh një përshtypje të re për sa i përket të hënave, jo për gjë por fundja është thjesht një ditë jave si gjithë të tjerat ku gjithçka mund të ndodhë – edhe gjërat më të bukura!