TRACK OF THE DAY: VITAL ENERGY

 

Dyshja e veçantë Maelstrom & Louisahhh, themeluesit e label-it RAAR, nxjerrin në treg track-un e tyre me të fundit “Vital energy”, me të cilin kemi rënë për herë të parë në  kontakt në një set të luajtur nga Louisahhh në 2017.

Fundjava po vjen dhe për të gjithë adhuruesit e underground-it elektronik, gjëndja e përcaktuar nga “Vital Energy” është ajo çka nevojitet për të kaluar siç duhet këtë ditë.

Porduksioni nis si një pulsim i ngadaltë electro-acid me ritme breaks i cili pas çdo sekondi që kalon shndërrohet në një thikë të mprehtë.

Pa humbur ethos-in e tyre PUNK, Maelstrom & Louisahhh po na parapërgatisin për EP-në e ardhshme me 5 produksione të reja.