NDAHET NGA JETA VOKALISIT I THE PRODIGY, KEITH FLINT

Ishte vetë grupi The Prodigy që e konfirmuan lajmin fillimisht. Siç mund të shihni dhe ne foton e më poshtme ata janë shprehur:

 “Lajmi është i vërtetë, nuk mund ta besoj se po e them këtë por vëllai ynë Keith vrau veten këtë fundjavë.

Jam i traumatizuar, i acaruar, i çoroditur dhe zemërthyer... prehu në paqe, vëlla Liam #theprodigy.”

Kishte kohë që vokalisti vuante nga depresioni dhe natyra e tij vetëshkatërruese nuk ishte një lajm i ri. Në shumë intervista ai pranon se përdorte lëndë narkotike dhe ishte i varur nga alkooli. Ai jetonte në periferi të Essex me gruan e tij, DJ Mayumi Kai e cila ndodhej në Japoni kur ngjarja ka ndodhur. Ata kryenin shpesh aktivitete në natyrë bashke me 6 qentë e tyre. Kjo ngjarje ishte e paparashikuar nga njeri pasi në një intervistë ai ishte shprehur “të bësh vetëvrasje kërkon guxim dhe unë jam një frikacak”.

E gjithë bota e muzikës elektronik është në zi sot.