Shihni versionin e mrekullueshem live të Bad Kingdom nga Moderat

Treshja Techno-Pop sapo publikoi një album 15 këngësh i titulluar Live.

Performancat live të moderat janë vërtet të habitshme, pasi përzjejnë saktesinë dhe forcën emocionale të muzikës së tyre me pamje të mrekullueshme. Javën e kaluar, treshja publikoi një album me titullin Live, që përmbledh versione live të disa këngëve të tyre nga albumet e vjetra. Për ti dhënë dëgjuesve një ide se çfarë mund të shohin në shfaqet te tyre live , ata kanë shperndarë pamje të performancës së "Bad Kingdom".
Po të keni nevoje për prova të metejshme se moderat janë mjeshtër të skenës, shihni këtë video 20 minutëshe të shfaqes së tyre në Berlin për EB.tv. Gjithashtu mund të shihni prapaskena të tureve në videon e EB.tv Backstage Tristesse.