Google mund te blejë SoundCloud

Platforma SoundCloud mesa duket se është në telashe. Fërkimet me investitorët e mëdhenj dhe mbrojtësit e të drejtave të autorit kanë bërë që shumë përdorues të saj të largohen për të zgjedhur shërbime të tjera, sic është përshembull MixCloud. Njëkohësisht SoundCloud ka patur edhe probleme me monetizimin, gjë që ka cuar në kërkimin e blerësve të ardhshëm.
Ndërkohë që Spotify dhe Twitter e konsideruan të pavlerë blerjen, tashmë duket se Google është interesuar për të.
Raportet thonë se big G mund ta blejë SoundCloudin për 500,000,000 dollarë. Jemi gjithë sy e veshë për të parë se si do të përfundojë kjo histori.

Soundcloud