5 SINTETIZUES TË VEGJËL QË TINGËLLOJNË MË TE MËDHENJ SE PËRMASAT REALE

Kur bëhet fjalë për këto makineri, përmasat e mëdha nuk janë detyrimisht më mirë.

Tregu i sotëm i sintetizuesve karakterizohet nga dy trende opozitare. Nga njëra anë, huge walls të Eurorack po bëhen shumë popullorë dhe të preferuarit të sintetizuesve të mëdhenj, analogë dhe polifonikë nuk tregon asnjë shenjë rënieje.

Por, ndërkohë që ingranazhet rriten në përmasa, shumë makina elektronike të reja po tkurren në përmasa. Teksa pjesët kushtojnë gjithnjë e më pak dhe zvogëlohen më shumë, prodhuesit e kanë më të lehtë të prodhojnë makineri të sofistikuara me kapacitete shumë më të mëdha krahasuar me përmasat.

Pra, ku të kërkoni dhe të gjeni mini-sintetizuesit më të mirë në treg? Mixmag ka përmbledhur pesë nga sintetizuesit e vegjël më të mirë të së ardhmes së afërt. Ndërkohë që koleksioni Korg dhe Roland, duke përfshirë të përmirësuarit D-05 dhe SH-101, janë zgjedhje të ditura tashmë, prurjet ofrojnë shumë sintetizues portabël që meritojnë një vend të denjë në fazën e prodhimit.

Këtu përfshihen sintetizuesi analog bas Moog Minitaur dhe sintetizuesit që përfshijnë gjithçka në një si Anyware Minisizer. Çfarëdo që të zgjidhni, do të zbuloni një fuqi të jashtëzakonshme në makinerinë tuaj të vogël. Hidhuni një sy videove në lidhje me pesë makineritë dhe mësoni se çfarë thotë Mixmag për to këtu.