KULTURA UNDERGROUND NË SHQIPËRI: FILLESA TË MIRA MË NË FUND

Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime kulturore me rënien e regjimit dhe qasjen me frymën Europiane. E megjithatë ndryshimet kanë qenë të vazhdueshme përgjatë historisë.

Ndërkohë që Shqipëria është një ndalesë bindëse për jetën e natës, klubet, baret dhe restorantet, çështja mbetet nëse ka varietet të muzikës dhe ambienteve për t’u frekuentuar.

Së fundmi ka një tendencë për të eksperimentuar pak me muzikën jazz, swing në ambjente si Hemingway që mburren me varietetet e rumit apo ambientet lounge me muzikë të lehtë dhe alkol si Padam por nga ana tjetër gumëzhijnë klubet dhe veshjet ekstravagante. Varieteti mbetet i cunguar mes këtyre alternativave ndërkohë që rinia tenton gjithnjë e më shumë drejt larmishmërisë së organizimeve.

Konkretisht, diçka intriguese dhe pak e eksperimentuar për rininë shqiptare është kultura underground dhe ajo urbane. Më parë kemi qenë të izoluar nga kultura europiane underground, kjo për arsye dhe të mungesës së sponsorizimeve për shkak të skepticizmit në lidhje me suksesin dhe pritshmëritë nga të tilla organizime.

Ndërkohë jemi pjesë e një mendësie shumë komerçale duke ndarë hapësira dhe eksperienca ku nuk e gjejmë tërësisht veten. Stili urban promovon diversitetin dhe perkatësinë kulturore të masave dhe ato individuale.

Jugu i Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuar për të dëgjuar muzikë elektronike. Gjithashtu Vila Iron Brush vazhdimisht organizon netë me muzikë elektronike.

Një ndër organizimet më të fundit, me një frymë aspak të zakontë në Shqipëri dhe çfarë është më e rëndësishmja në ambiente tërësisht underground të parkingut të nëndheshëm të Sheshit Skënderbej, ishte mikpritja e performuesit të famshëm Australian Dub Fx nga Telekom Electronic Beats.

Pjesëmarrja ishte prej 1500 njerëzish dhe atmosfera shumë elektrizuese me ndriçimin magenta dhe tingujt urbanë të performuesit me famë në Europë. Më poshtë mund të ndiqni momentet më të bukura të natës.

Gjithashtu morën pjesë DJ si Draft, Funky Villainz dhe Erblin Bajko. Më parë ka patur përpjekje për promovimin e muzikës elektronike dhe kulturës underground me inisiativa si ajo e vitit 2011 nën emrin Tirana Ekspres nga Rubin Beqo, për t’iu përgjigjur nevojave kulturore dhe artistike në rritje të kryeqytetit vazhdimisht në rritje e ndërkohë administron një prej qendrave kulturore më në zë, Tulla Culture Center.

Prtishmëritë për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe prirjeve underground janë më të mëdha, për arsye se provat tregojnë një qasje mëse pozitive ndaj tendencës. Le të shërbejnë këto risi në fushën e organizimit të eventeve si një tregues i zhvillimeve kulturore. Për sa kohë muzika cilësore do të jetë kërkesa juaj, Telekom Electronic Beats do të jetë aty për t'ju ofruar më të mirën. 

Po ju sa e gjeni veten në kulturën underground?