NJË VETERAN I MUZIKËS TEKNO SHPJEGON PSE NJERËZIT FISHKËLLEJNË NË FESTA

Të gjithëve na ka ndodhur: të kërcejmë ngjitur me bokset teksa dëgjojmë muzikën e mirë të një DJ. Ndërkohë që përfshihemi nga tensioni, kori i tingujve të huaj mbush muzikën. Nuk janë veshët tuaja që gumëzhijnë nga muzika tekno. Janë njerëzit që fishkëllejnë me bilbil.

Teksa vitet 90’ kanë qenë kulmi i tingujve të bilbilit, trendi ka qenë simbolik e çmendurisë epike të rrymës rave. Trendi i jep vlerë pistës së vallëzimit dhe muzikës së miksuar në mënyrën e duhur.

Por, pse fishkëllima me bilbil? Një përdorues i Reddit i quajtur “lakeeffectoperative” ka siguruar një informacion mëse të vlefshëm në lidhje me çështjen, edhe pse pak subjektiv.

Siç thuhet, trendi mori jetë nëpër klubet ku performonin CyberSonik, P909, madje dhe Underground Resistance, për të zgjuar turmat. Në pak kohë, tingujt e bilbilit migruan nga skena në pistën e vallëzimit. Nga fundi i viteve 90’, tingujt u përzien me fishkëllima me disa mjete derisa trendi u harrua plotësisht nga millennial-ët.

Kështu që kur të dëgjoni fishkëllima pranë jush në pistë, kujtoni që po dëgjoni pothuajse 30 vite traditë! Lexoni më gjatë këtu.