Baauer i jep një fytyrë të re Saturnz Barz nga Gorillaz

Dëgjo versionin e ri nga producenti nju-jorkez të këngës së re nga grupi ynë i preferuar i animuar.
Duke patur parasysh se videoja e "Saturnz Barz (The Spirit House)", kënga e pare e albumit të ardhshëm të Gorillaz, Humanz, theu rekordet në YouTube për përmbajtjen VR, ka kuptim që ata do të bashkëpunonin me një artist po aq viral për remixin e tij të parë zyrtar. Ky person është Baauer, producenti 27-vjeçar, suksesi i të cilit qe "Harlem Shake" i cili frymëzoi mijëra video virale. Baauer kthen përmbys "Saturnz Barz" dhe regen distopike që e karakterizon duke ngritur bassin dhe duke e transformuar në një remiks dance fantastik.
Remiksi është publikuar online sot por që tani ka arritur gati 12,000 klikime, kështu që ndoshta edhe kjo video do të thyeje rekorde të reja të Youtube.
Dëgjoni këngën më poshtë dhe klikoni këtu për të parë intervistën e parë ndonjëherë live me një anëtar të Gorillaz.
Telekom Electronic Betas është zyrtarisht në bashkëpunim me grupin këtë vit ,pra ju mund të prisni rregullisht shumë e shumë të reja prej nesh përfshirë dhe një sëre koncertesh në Gjermani, Poloni dhe Hungari dhe appin ekskluziv të Gorillaz, Lenz.