Njerëzit po blejnë më shumë vinyl-a se në vtin 1992

Duket se bumi i vinyl-ave nuk po njeh rënie. Një raport nga British Phonographic Industry (BPI) tregon se janë shitur më shumë se 3.2 milion regjistrime në vitin 2016. Shifra tronditëse paraqet një rritje me 53% në krahasim me shitjet e vitit të kaluar dhe shifra më e mirë e shënuar që nga vitit 1991.
Surpriza ishte që Blackstar e David Bowie, ishte LP më i shitur i 2016, dhe po a krahasosh me albumin më të shitur të 2015 që i përkiste Adele, shifra ishte dyfish më e madhe. Shifrat e shitjeve na kënaqin dhe na bëjnë optimistë, por ajo cka është për tu përmendur, qëndron në faktin se ende vazhdojnë të shiten klasikët e muzikës, në krahasim me prurjet e reja. Më poshtë kemi listuar 10 vinylat më të shitur në 2016 sipas rradhës.
1. David Bowie – Blackstar
2. Amy Winehouse – Back To Black
3. Various Artists – Guardians of the Galaxy Mix 1
4. Radiohead – A Moon Shaped Pool
5. Fleetwood Mac – Rumours
6. The Stone Roses – Stone Roses
7. Bob Marley – Legend
8. The Beatles – Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band
9. Prince – Purple Rain
10. Nirvana – Nevermind