ELECTRONIC BEATS FUNZONE CLUBNIGHT

Ju kishte marrë malli për një event Electronic Beats? Sigurisht që po! Lajmi i mirë është se jemi rikthyer. Dita e enjte, 13.12, na gjen në L’Arena Premium Club me te ftuar special Michael Tsaousopoulos.

Michael Tsaousopoulos është klasifikuar si një nga producentët më të famshëm të radiove greke dhe gjithashtu është dj. Ai është i njohur për kontributin në përhapjen e muzikës ndërkombëtare dance në të gjithë Greqinë. Është shumë i famshëm dhe një nga producentët radiofonik më të preferuar për të gjitha moshat. Ai është menaxheri i përgjithshëm i 95.2 Radio Dj, para saj ishte te 96.9 Rock FM dhe ‘Lampsi 92.3.

Është shumë i suksesshëm që nga fillimi i viteve 80 dhe ka qenë prezantues në programe radiofonike në Athinë në 95.2 Athens Dj, 98.4 FM Stereo, ANT1 Radio, POP FM, Kiss FM.

Që nga viti 2004 prezanton në Athens 95.2 emisionin radiofonik më të ndjekur “Breakfast On Fm With Michael” (nga e hëna në të premte, 7:00 – 10:00)

6 vitet e fundit ka performuar në Club-et më të mira të Athinës dhe Electronic Beats e ka ftuar që në listën e tij të shtohen dhe Club-et më të mira të Tiranës.

Mos harroni! Futuni në aplikacionin My Telekom, shkoni te FUNZONE dhe përfitoni një pije falas për eventin e sotëm.