FALEMINDERIT STAN LEE

Ditën e hënë, 12.11.2018, u nda nga jeta një nga gjenitë kreativ të këtij planeti. Stan Lee është gjeniu që ndodhet pas idesë së super heronjve më të famshëm të të gjitha kohërave. Ai krijoji ose bashkë krijoji Spider-Man, X Men, Thor, Iron Man, Black Panther dhe Fantastic Four. Një nga arsyet kryesore që Stan Lee arriti këtë sukses dhe personazhet e tij arritën famë botërore është se ai jo vetëm që i dha atyre super fuqi por edhe karakter dhe personalitet. Ai ishte një nga figurat më kryesore në Marvel Studios dhe nëse jeni fans i këtyre filmave, me siguri që e dallonit sa herë ai dukej si një figurant i thjeshtë në këto filma. Të gjithë aktorët që kanë sjell në jetë personazhet e tij janë shprehur në rrjete sociale për pikëllimin. Stan Lee, 95 vjeç, jo vetëm se ishte një mëndje shumë kreative por edhe një njeri me zemër të madhe.

Ndoshta shumë njerëz mendojnë se librat komik ose super heronjtë janë një humbje kohe por siç Stan e ka thënë shumë herë, argëtimi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Do na mungojnë shumë daljet e tij të papritura dhe batutat pikante në filmat Marvel.