MBYLLET ME SUKSES CLUBNIGHTS NGA ELECTRONIC BEATS

Përgjatë verës Telekom Lounge në bashkëpunim me Elelctronic Beats kanë zhvilluar Clubnights. Me mbylljen e kësaj serie eventesh vendosëm të kryenim një intervistë të shkurtër me DJ e fundit që ftuam, italianin Oakwada.

Kur vendose të bëheshe DJ dhe si kanë qenë festat e para?

Tërheqja ime ndaj muzikës daton që prej fillimit të fëmijërisë time: qëkur isha fëmijë ndihesha i hipnotizuar nga atmosfera sureale të krijuara nga Alan Parson Project, por gjatë adoleshencës e gjitha kjo afërsi muzikore u transformua lehtësisht në një pasion. Vendosa ta jetoj muzikën në të gjitha perspektivat e saj, duke filluar nga ajo e muzikantit: në moshën 15 vjeçare fillova të luaja bas elektrik,  shoqëruesi im me besnik për afërsisht 20 vite. Mora pjesë si turnista në projekte të llojeve të ndryshme, nga Acid Jazz deri në Crossover, me qindra live set dhe festivale në të gjithë qendrën e jugun e Italisë, gjithashtu  pjesëmarrjes në casting të festivalit  Sziget në Budapest. Përveç këtyre, kam pasur një etje të pafundme ndaj qindrave prodhimeve elektronike: duke nisur nga Drum’n’bass deri tek Jungle, duke kaluar në trip-hop, deri në fund të two step e tek idm, pa lënë mënjanë muzikën house në të gjitha format e saj. Eksperiencat e mia të para si DJ e kanë fillesën shtatë vite më parë, kur fillova të përdorja loop station, workstation për prodhimin te një controller për të performuar në lokale të vogla.

 

Je dhe një producent, si do ta përshkruaje stilin tënd?

Dimensioni im muzikor i tanishëm i afrohet kufijve të elektronikës eksperimentale, por me emërtues të përbashkët black music. Për të qenë i përkryer track-u im duhet të jetë i qartë dhe në ritëm, por në të njëjtën kohë duhet të ketë ngrohtësinë dhe elegancën e Soul Music. 

 

Ke menduar të bësh një bashkëpunim me artist shqiptar?

Nuk do të ishte keq ideja e bashkëpunimit me një artist shqiptar, talentet nuk mungojnë aq më pak vullneti. Fatkeqësisht deri më sot nuk është se kam njohje të drejtpërdrejta, por besoj se është thjesht heshtje kohe.

 

Cilët janë disa artistë që të frymëzojnë?

Aktualisht një pjesë e dëgjimeve të mia me të shpeshta janë Jimmy Smith, Bill Withers, Com Truise, Atom for Peace, CamelPhat, Hot Since 82, Kevin Mckay e Jordan Rakei, por janë thjesht emrat e parë që më erdhën ndërmend.

 

Eventi yt i ëndrrave?

Çdo event në të cilin marr pjesë është ashtu si mua, më pëlqen sepse një event për mua përfaqëson një okazion për te shprehur vetveten dhe personalitetin. Mund të them me siguri të plotë  që eventi ku unë nuk dua te marr pjesë i takon një eventi ku të tregojnë se çfarë duhet të bësh. Çdokush nga ne ka një emër dhe një histori për të treguar, përndryshe do të  jemi marioneta që imitojnë pa ndërgjegje dhe pa kapacitet kriteri atë që bëjnë te tjerët.