NJIHUNI ME DJ SHONKY, HEADLINER-IN E NATËS SË DYTË NË TURTLE FEST 7!

Jo më kot të shtunën është host Telekom Electronic Beats!
Po flasim pikërisht për francezi Shonky. Por, me mbi 50,000 këngë ne databaza të ndryshmë online, si arrin në muzikën modern elektronike të shquhet dikush? Për producentin, DJ-n dhe përpunuesin parizien të muzikës techno dhe house, Shonky, përgjigja është e thjeshtë. Falë pasionit të thellë për muzikën krijoi një tingull të tijin tërësisht karakteristik, shpërndau disa EP [extended play] tejet të fuqishme, arriti majat e klasifikimeve, firmosi për disa shtëpi të rëndësishme diskografike, u shpërngul në Berlin dhe luajti muzikë në klubet më të mira europiane të muzikës techno dhe… Voilà!
Për habinë e të gjithëve ama, Shonky ka studiuar matematikë dhe statistikë. Por, duke qenë se në adoleshencë ishte “djalë festash”, kundërimi ndaj muzikës dhe kulturës elektronike rezultoi më i fortë.
Rrënjët e tij muzikore qëndrojnë tek deep house, ritmet soul dhe funk të përziera me tingujt karakteristik të mesit të viteve ’90, dhe sigurisht në skenën perëndimore të muzikës house. Këto janë rrymat që lanë shenjën e tyre në të ardhmen e Shonky-t.

Hitet e si “Carnage” apo “Coco Feel and Love Shonk” shënojnë dhe rrugëtimin e tij, zhvillimin si muzikant, producent dhe tekstshkrues, evolucion ky i cili u prit më së miri nga fansat dhe kritikët.

Pavarësisht se ende nuk dihet kuptimi i nofkës “Shonky”, të gjithë arrijmë të shquajmë tingujt e tij të cilët kanë udhëtuar në skena të jashtëzakonshme si klubi DC10, Space, Zoo Project në Ibiza; Goa në Madrid, Mac Arena Beach në Barcelonë; Techno parade, Rex Club në Paris; Mulletover dhe Fabric në Londër, Bar27 në Amsterdam, klubet e Berlinit si  Panoramabar, Der visionnaer & Watergate, Pollerwiesen në Düsseldorf, Harry Klein në Mynih; Arma 17 në Moskë; Kazantip Festival; Ambar në Australi; La Huaka në Peru; festivali Playa Del Carmen në Meksikë dhe klubi i famshëm në Hollywood, Avalon Club.

Tashmë muzika e Dj Shokny do vijë edhe në rivierën e mrekullueshme shqiptare, në Turtle Fest 7, gjatë natës ku host është vetë Telekom Electronic Beats, për të lënë edhe ai gjurmën e tij në atë që tashmë nuk është thjesht një festival, por një ekperiencë që shënon stinën e verës!