Zbuloni Artistët nga të Cilët u Frymëzuan DJ Tanë më të Preferuar

DJ Sprinkles, Cassy, Spencer Parker dhe të tjerë na tregojnë si u frymëzuan për të zhvilluar karrierën e tyre.

Ne filluam rubrikën tonë Style Icon si pjesë të veçantë të Revistës Electronic Beats që të mund të investigonim frymëzimet e vërteta të frymëzimeve tona. Seritë u dhanë artistëve tanë të preferuar mundësinë të zgjidhnin një person që ka influencuar artin e tyre. Kemi përmbledhur disa nga të preferuarit tanë më poshtë.

Ikona e stilit: TERRE THAEMLITZ mbi AKIHIRO MIWA 

Terre Thaemlitz (AKA DJ Sprinkles) reflekton mbi influencën e yllit të popit japonez dhe personalitetit transgjinor Akihiro Miwa, dhe pse Terre nuk identifikohet dot muzikisht me Miwa.

Ikona e stilit: Dashuria e OSTGUT TON për SADE

Gjithçka filloi me Stronger Than Pride, albumi i tretë i Sade. Që atëherë muzika e bandës britanike dhe veçanërisht e këngëtares, Sade Adu, nuk është shkëputur nga produksioni Virginia. Artisti Ostgut Ton shpjegon me detaje dashurinë e tij për Sade.

Ikona e stilit: çfarë mësoi SPENCER PARKER nga HELMUT NEWTON

Drejtuesi i studios diskografike Work Them, Spencer Parker tregon mbi mësimet që mori nga fotografi ikonë Helmut Newton dhe se si është të jesh DJ rrugëtar.

ikona e stilit: si u frymëzua DJ CASSY nga PJ HARVEY

Ish pjesëtarja e Panorama Bar kujton se si të zbuluarit të PJ Harvey në fillimin e viteve 90’ kishte një efekt të zgjatur në jetën e saj.