Luani Këtë Organo të Viteve 70’ me IPAD-in Tuaj

Shtoni çmendurinë e organos Optigan në produksion.

iPad-i juaj mund të zëvendësojë tingujt e pasur të një sintetizuesi modular apo një sërë hardware-sh analogë të vjetër, por a mund të bëhet produksion pa muzikën “drone” të një organoje nga vitet 70’? Falë dizenjuesve Pea Hicks dhe Stefan Stenzel, mund t’i shtoni pak tone nostalgjike instrumentave tuaj me iOptigan.

iOptigan është një rikrijim software-ik virtual i legjendarit Optigan për iPad dhe iPhone. Fillimisht i lançuar në fillimin e viteve 70’, Optigan ishte një tastierë e thjeshtë që lejonte përdoruesit të realizonin melodi të ndryshme. iOptigan është i plotë me 40 tinguj të Optigan që ju lejon të performoni me një tastierë MIDI duke kontrolluar kordat nëpërmjet iPad. Rezultati konsiston në funksionalitete origjinale retro. Versioni për iPad gjithashtu krijon funksionin e përsëritjes së vazhdueshme të kordave dhe tastiera ofron të njejtin temp dhe kontroll të balancës si një hardware origjinal.

Shkarkoni iOptigan në App Store këtu për të bërë qejfin e viteve 70’. Më poshtë mund të shihni dy video të iOptigan.